Categories Lajme

Vuçiç dhe Zaev në Tiranë, axhenda e samitit për Shengenin Ballkanik

Kanë mbërritur në Tiranë presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev në kuadër të Samitit të tretë të Shengenit Ballkanik i cili do të jetë dy ditë, në kryeqytet dhe Durrës. Ata janë pritur nga kryeministri Edi Rama në një takim informal në ambientet e hotel “Rogner”. Vuçiç, Zaev dhe Rama pas takimit informal do të marrin pjesë në eventin e bamirësisë ‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’, për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Samiti do të nisë nesër në orën 10:00 ndërsa mësohet se tre liderat do të inspektojnë edhe zona të prekura nga tërmeti në Durrës. Samitit i bashkohet nesër edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Kosova do të mungojë sërish në këtë takim. Presidenti Hashim Thaci i është përgjigjur negativisht ftesës së Edi Ramës. Vucic është pritur në Tiranë me protesta nga lëvizja Vetëvendosje. Ata e cilësojnë presidentin serb si ‘kriminel lufte’. Konferenca e përbashkët për shtyp do të zhvillohet nesër në orën 12:00. Ky është takimi i tretë i këtij samiti. I pari u zhvillua në Novisad të Serbisë ndërsa i dyti në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME