Categories Lajme

Vullkani në La Palma më shumë se 30 ditë aktive, digjen mbi 2 mijë ndërtesa

Në 33 ditë, llava Cumbre Vieja në ishullin La Palma ka shkatërruar 2.185 ndërtesa, shumica shtëpi, aktualisht 76 shtëpi ndodhen në situatë të rrezikuar. Llava e cila derdhet nga dy anë e vullkanit i cili është aktiv që nga 19 shtatori, ka mbuluar në ishull një sipërfaqe prej 866 hektarësh. Po ashtu nën llavë ka mbetur disa rrugë prej 62,6 kilometrash në rajon.

Llava, e cila ka mbërritur edhe në vendbanimin La Laguna, dogji shkollën dhe pikën e karburantit që ndodhet në këtë zonë. Zyrtarët njoftuan se lënda djegëse në karburant është evakuuar më parë me qëllimin e masave paraprake. Mbi 1.200 persona që nga dje janë evakuuar nga vendbanimet e tyre të cilat janë të kërcënuara nga llava, temperatura e së cilës arrin deri në 1.150 gradë celsius.

Ndërkohë, theksohet se ka tejkaluar në mbi 8 mijë numri i personave që kanë braktisur shtëpitë e tyre. Teksa prej një muaji e gjysmë vazhdojnë tërmetet në La Palma, Instituti Kombëtar Gjeografik bëri të ditur se në 12 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 38 tërmete, prej të cilëve më i madhi 4,3 ballë. Ekspertët nuk presin që vullkani të shuhet në një kohë të shkurtër. /BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME