Categories Teknologji

WhatsApp sjell funksionin e shumëkërkuar të sigurisë

WhatsApp ditën e sotme lajmëroi se aplikacioni i komunikimit në Android mund të kyçet me shenjën e gishtit, një funksion i shtuar në versionin iOS që në fillim të 2019-ës.

Aktivizimi i funksionit do të thotë se duhet të përdorni shenjën e gishtit për tu qasur në aplikacion edhe pas qasjes në telefon. Është një nivel ekstra i sigurisë i ngjashëm e mënyrën e aplikimit në aplikacionet bankare. Përditësimi ende nuk është i disponueshëm tek të gjitha rajonet por kur të mbërrijë mund ta aktivizoni nga menuja Settings – Privacy.

Përdoruesit mund të zgjedhin të mbajnë aplikacionin e hapur për 1 apo 30 minuta pasi janë qasur me shenjën e gishtit. Madje ofrohet një opsion për të bllokuar shfaqjen e mesazheve në panelin e njoftimeve. Edhe pse në iOS funksioni është i disponueshëm për Touch  ID por edhe Face ID, në Android është i kufizuar vetëm për skanerin e shenjave të gishtërinjve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME