Categories Sport

Xhaka ka një mesazh për Shaqirin për shiritin e kapitenit

Xherdan Shaqiri refuzoi të grumbullohej me përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës, duke deklaruar zyrtarisht se donte të përkushtohej te skuadra e tij, Liverpooli, një justifikim ky që nuk i bindi aspak helvetët. Rasti bëri bujë të madhe në Zviocër, ndërsa mediat helvete zbuluan se pas refuzimit qëndron fakti se Shaqiri ka pasur qejf-mbetje që nuk ka marrë shiritin e kapitenit, pas largimit të Lichtsteiner, rol të cilin trajneri Petkoviç ia besoi Granit Xhakës.

Në përfundim të ndeshjes së djeshme ndaj Irlandës, ka qenë pikërisht Xhaka që është pyetur për këtë çështje dhe në përgjigje të interesit të mediave ka ftuar Shaqirin të flasin nga afër dhe më pas t’i japë shiritin. “Nëse ky është me të vërtetë problemi me shiritin e kapitenit, atëherë mund të ulemi në tavolinë. Ai dhe unë”, ka thënë Xhaka për “Blick”.

“Mendoj se jemi mjaft të pjekur për të folur për të. Nëse ky është me të vërtetë problemi, ai mund të ketë shiritin e kapitenit. Nuk ka problem. Për mua nuk ka rëndësi nëse e kam shiritin a po jo. Mundohem të kem ndikim në ekip, me ose pa fashën e kapitenit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME