Categories Showbiz

Yjet e ‘Festivalit të këngës’ lënë nën hije ‘Këngën magjike’

Organizimi dhe artistët pjesëmarrës tek ‘Festivali i këngës’ befasoi opinonin publik. Dy festivalet më të mëdha të muzikës në trojet shqiptare ajo e ‘Festivalit të këngës’ dhe ‘Këngës magjike’ kanë një historik bukur të gjatë që daton nga viti 1962 respektivisht 1999.

Ndonëse ‘Kënga magjike’ starton më herët prezantimin e artistëve të kategorisë ‘new’ dhe ‘big’, netët finale të të dy festivaleve mbahen në muajin dhjetor në po të njëjtin vend tek ‘Pallati i kongreseve’ në Tiranë. Muaji i kaluar ishte i mahnitshëm për adhuruesit e muzikës ngase të dy festivalet edhe pse krijuan në fund polemika për shkak të votimeve dhuruan spektakël për ditë me radhë.

Por, ndryshe nga vitet e paraprake kur në publik dhe në portale flitej që fituesi i ‘Këngës magjike’ meriton prezantimin e Shqipërisë në ‘Eurovizion’ për shkak një gare më të fortë që ekziston në këtë kompeticion sesa atë tek ‘Festivali i këngës’, konkurrentët në këtë të fundit lanë ‘gojë hapur’ të gjithë muajin dhjetor. Me tu publikuar lista e këngëtarëve që do marrin pjesë edicionin e 58-të të festivalit të organizuar nga ‘RTSH’, tek publiku lindi një entuziazëm se ky vit do jetë i suksesshëm për Shqipërinë në garën ndërkombëtare të ‘Eurovizion’. Emra të ri artistësh që kishin fascinuar edhe më parë me performancat e tyre, dhe ikona të muzikës shqiptare që ia kanë kushtuar jetën muzikës krijuan një laramani në vokale dhe stile muzikore gjë çfarë karakterizoi këtë ‘event’.

Për disa artistë kjo nuk ishte hera e parë që po performonin në ndonjë festival muzikor, por për Robert Berishën kjo ishte hera e parë që po ngjitej në skenën e ‘Festivalit të këngës’, dhe ishte debatuar shumë para fillimit të garës se nuk është i mirë në performancat ‘live’ por me interpretimin e tij ai demantoi këto zëra. Pra ky kompeticion ndihmoj shumë artistë që ta rregullojnë edhe imazhin e tyre tek publiku shqiptar.

22 konkurrentë 22 vokale por vetëm njëri nga ta do fitonte të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë këtë vit në ‘Eurovizion’ dy emra që me paraqitjet e tyre dhe garën e fortë që dhuruan deri në natën finale Elvana Gjata dhe Arilena Ara do memorizojnë edicionin e 58-të të këtij festivali tek publiku si një nga garat më të mira në historinë muzikore shqiptare.

Elvana Gjata hyri në historinë e këtij kompeticioni me këngën “Me tana” e shkruar nga vetë ajo duke arritur mbi tre milionë klikime në Youtube që në javën e parë çfarë e bën atë këngëtaren më të dëgjuar në këtë festival.

Ndërsa fituesja e ‘Festivalit të këngës’ Arilena Ara me baladën ‘Shaj’ të shkruar nga Lindon Berisha dhe kompozuar Darko Dimitrov dhe  Lazar Cvetkovski hyn në listën e këngëtarëve më të rinj që kanë prezantuar Shqipërinë në këtë garë. Gjithë shkëlqimi i artistëve si atyre që performuan në ‘Festivalin e këngës’ ashtu edhe tek ‘Kënga Magjike’ u ‘zbeh’ nga votimet, fenomen që vazhdon tash e disa vite të penalizoj këto kompeticione.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME