Skuadra e Real Madridit e ka shfrytëzuar mesjavën për t’u mbledhur për darkën e Krishtlindjes të mërkurën mbrëma.Anësori uellsian Gareth Bale ishte pjesë e kësaj darke me bashkëlojtarë për herë të parë edhe pse luan në Real Madrid që prej vitit 2014, transmeton Gazeta Express. Ai dhe Eden Hazard, i ardhur në Madrid këtë verë, u panë duke “fjetur” në makinat e tyre. Pamje nga darka e lojtarëve të Real Madridit.















