Ministria e Arsimit njoftoi dje se viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa ka theksuar se në datën 31 gusht deri në 11 shtator, do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me nxënës të klasave nga 1-5, të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online. Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit, të përcaktuara këto që në muajin maj. Hyrja dhe dalja nga ambientet e institucionit: –Orari dhe hyrjen në institucionet të arsimit rregullohet sipas një grafiku nga drejtoria
-Nxënësit paraqiten në institucionin arsimor duke respeketuar me përpikmëri orarin -Nxënësit hyjnë në institucionin arsimor pasi janë vendosur në radhë në largësi nga 1.5-2 metra. -Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes së institucion, njofton mësuesin ose personin përgjegjës për çëshjet shëndetësore -Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godinës dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës

