Duke u bazuar në teoritë Dr Ëilliam Campbell Douglass, shumë njerëz besojnë se HIV u krijua gjenetikisht në vitin 1974 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Dr Douglass beson se virusi vrasës u krijua si një armë dhe u eksperimentua me sukses në Afrikë. Të tjerë thonë se virusi nga CIA ose KGB për të ulur numrin e popullsisë botërore. Virusi HIV/AIDS nuk mund të depërtojë nëpërmjet lëkurës së padëmtuar dhe as nëpërmjet mbrojtjes që ofron një prezervativ. Ai nuk mund të jetojë gjatë jashtë trupit të njeriut. Virusi nuk mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve të tilla si puthja, shtrëngimi i duarve, prekja e ndenjëses së banjës dhe përdorimi i lugëve, pirunëve dhe thikave të njëjta me personat e infektuar.
Ai nuk transmetohet nëpërmjet pickimit të insekteve. Ka tri mënyra kryesore të transmetimit të virusit nga një person në një tjetër. Një mënyrë është nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura Mënyra e dytë është ajo e kalimit të virusit direkt në gjak.
D.m.th. nëpërmjet transfuzionit të gjakut ose përdorimit të ageve të shiringave tek më shumë se një person. Zakonisht preken persona që bëjnë transfuzion gjaku nëse bëjnë një operacion dhe persona të cilët bëjnë praktikimin e drogës me të njëjtën shiringë midis tyre. Mënyra e tretë është kalimi i virusit nga nëna tek fëmija. Gratë që janë të infektuara me këtë virus ia kalojnë atë fëmijëve të tyre të ardhshëm gjatë barrës ose nëpërmjet qumështit të gjirit. Kur virusi HIV hyn në trupin e një personi, ai cilësohet si HIV pozitiv. Njeriu mund të jetë HIV pozitiv pa e ditur se është i tillë.
