Categories Kulture

Zbulime të rëndësishme në Durrës, arkeologët gjejnë relikte anijesh të lashta

Edhe nëndeti ashtu si nëntoka ka një pasuri që njerëzimit do i duhen vite për ta zbuluar, por e rëndësishme është që kërkimet të mos ndalen kurrë.

Pasuri nënujore mban edhe gjiri detar në Durrës, ku arkeologët kanë nisur kërkimet që prej vitit 2000 dhe deri tani janë zbuluar rreth 15 relikte anijesh të lashta.

Arkeologu nënujor Adrian Anastasi për Faxweb është shprehur:

Gjiri detar i Durrësit është një “hambar” me objekte arkeologjike, të cilat sqarojnë një periudhë gati 20-shekullore, nga shekulli i 6-të para erës sonë deri në fillimin e pushtimit otoman. Bashkë me to janë zbuluar një sërë spirancash të së njëjtës shtrirje kohore, të cilat janë dërguar për studime të mëtejshme në Muzeun Arkeologjik të qytetit.”

Elementet e zbuluara në Durrës japin informacione të vlefshme për madhësinë e anijeve që lundronin pranë brigjeve dhe tipologjinë e spirancave të zbuluara.

Objektet e zbuluara në Durrës do të ekspozohen në Muzeun e qytetit bashkë me projektin për ekspozimin e objekteve arkeologjike të periudhës së mesjetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME