Categories Lajme

Zbulohen 3 ish-spiunët e Sigurimit në kupolën e Policisë

Procesi i Vettingut kap “peshqit” e parë në kupolën e Policisë së Shtetit. Sipas dokumentave që disponojnë ekskluzivisht “Shqiptarja.com” dhe “Report TV” tre oficerë të madhorë të policisë rezultojnë si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka gjetur me dosje tre oficerë të lartë që janë në poste drejtuese në Policinë e Shtetit.

Procesi i vetingut në radhët e Policisë së Shtetit ka pak kohë që ka filluar ku fillimisht po kontrollohen drejtuesit më të lartë. Në këtë proces ata vlerësohen për 3 komponentët, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aspektin professional. Pikërisht tek komponenti i pastërtisë së figurës një nga pikat kryesore është kontrolli i së kaluarës së oficerëve të policisë në lidhje me ish-regjimin komunist dhe më hollësisht me ish-Sigurimin e Shtetit. Sipas dokumenteve që disponojnë “Shqiptarja.com” dhe “Report TV” Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka përfunduar kontrollin për 55 oficerë që mbajnë poste drejtuese në Policinë e Shtetit nga të cilët kanë rezultuar me problem tre prej tyre. Oficerët G.Z., B.SH. dhe A.SH. kanë rezultuar si bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit. “Nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”, kjo ka qenë përgjigjia e njëjtë që është dhënë për këta tre oficerë të lartë nga ana e AIDSSH. Ndërsa për gjithë oficerët e tjerë AIDSSH është përgjigjur se: “Nuk figuron të ketë material në emër të tyre”.

Pas këtij konstatimi këta tre oficerë rrezikojnë përjashtimin nga radhët e policisë pasi në kriterin e pastërtisë së figurës dy janë pikat kryesore që ndikojnë në vlerësim negative ajo e lidhjeve me botën e krimit si dhe lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit para viteve 1990.

Duhet theksuar se këta janë vetëm 55 oficerët e parë në poste drejtuese që janë marrë në shqyrtim nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pasi priten në vazhdim të kontrollohen edhe shumë të tjerë, rreth 300 është numri I tyre.

Kujtojmë se vetingu në radhët e uniformave blu, i cili pritet të filtrojë rreth 13 mijë punonjës, ka filluar me dosjet e para të drejtuesve më të lartë.

Ndërkaq, ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të përfundojë vettingu në radhët e policisë, përveç limit deri në qershorin e 2020 kur pritet të kenë përfunduar të gjitha shqyrtimet për dosjet e drejtuesve më të lartë. Ata që nuk do të kalojnë dot filtrat, shkarkohen për të mos u kthyer më në polici./shqiptarja.com

(Kliko këtu) vendimi i plotë i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Përgjigjet e AIDSSH për oficerët që kishin lidhje me Sigurimin

Vendimi Nr.333 datë 24.05.2019

“Për zotin G.Z nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij

Vendimi Nr.335 datë 24.05.2019

“Për zotin B.SH nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”

Vendimi Nr.338 datë 24.05.2019

“Për zotin A.SH nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME