Categories Covid-19

Zbulohen efektet anësore të vaksinës kundër Covid që po bën namin në rrjet

Vullnetarët që kanë marrë pjesë në kryerjen e provave të vaksinës ‘Pfizer’ kanë treguar edhe efektet anësore. Ata thonë se pasi kanë injektuar vaksinën, janë shfaqur efekte anësore të tilla si dhimbje koke, ethe dhe dhimbje e muskujve. Sipas vullnetarëve, simptomat ishin relativisht të rënda.

Njëri prej tyre, 45-vjeçari Glenn Deshields tha se efektet anësore ishin edhe më të rënda pas dozës së dytë të vaksinave, shkruan Daily Mail. Deshields theksoi më tej se kishte dhimbje koke, por shtoi se simptomat u zhdukën shpejt. Më shumë se 43,500 njerëz në gjashtë vende morën pjesë në vaksinimin eksperimental në fazën e tretë të testimit të produktit të prodhuar nga gjigandi farmaceutik, në një përpjekje për të luftuar pandeminë Covid-19.

Rezultatet tregojnë se vaksina është të paktën 90% e efektshme. Këto të dhëna kanë sjellë shpresë së bota mund t’i rikthehet normalitetit. Mbretëria e Bashkuar është ndër vendet e para që porositi vaksinën në një sasi prej rreth dhjetë milionë dozash.

Një nga vullnetarët që vendosi të vaksinohej, Carrie theksoi se e kishte marrë dozën e dytë të vaksinës muajin e kaluar. Ajo rrëfeu se më pas vuajti nga dhimbje koke, ethe dhe kruarje në të gjithë trupi. Efektet anësore ishin të ngjashme me ato që ka përjetuar pas vaksinimit të parë, por u bënë më intensive pas së dytës. Ajo shtoi se iu përgjigj vaksinimit si vullnetare, pasi e ndjente se ishte detyra e saj si qytetare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME