Categories Lajme

Zbulohen emrat, këta këngëtarë pritet të marrin pjesë në Festivalin e Këngës

Teksa Festivali i Këngës po afron, gjithnjë e më shumë shtohet kureshtja për emrin që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Nëse jo fituesi, emrat e disa prej pjesëmarrësve janë zbuluar nga faqja Eurovision Kosovo, dhe mes tyre janë këngëtarë të njohur si Alban Ramosaj, Ronela Hajati, Endri dhe Stefi, Rezarta Smaja etj.

Emri i Ronela Hajatit ishte përmendur më herët nga mediat si pjesëmarrese në Festival, madje edhe ajo vetë e ka shprehur dëshirën për diçka të tillë. Edhe Alban Ramosaj e ka shprehur dëshirën për pjesëmarrjen në Festivalin e fundvitit, pasi triumfoi në “Këngën Magjike” me “Thikat e mia”.

Këngëtarët që mendohet se do marrin pjesë në Festival:

Ronela Hajati , Alban Ramosaj, Denis Shkura, Edis Arrnjeto, Evi Reci, Endri dhe Stefi, Ester Zahiri, Gjergj Kacinari, Jenex, Kastro Zizo, Kelly, Kejsi Rustja, Mirud, Olimipa Smajlaj, Rrezarta Smaja, Sainir Çili, Shega, Urban Band, Vila Xhemajli, Xhuliana Pjetra

Kujtojmë që vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues të Eurovisionit u shpallën grupi Italian Maneskin me këngën e tyre rock, “Zitti e buoni”. Edhe pse Italia u shpall fituese, finalja e Eurovision nuk do të mbahet në kryeqytet siç ndodh zakonisht, por në Torino, pasi teknikët e EBU refuzuan disa prej sallave në Romë.iconstyle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet e Athinës

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja” “Jam penduar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME