Categories Teknologji

Zbulohen hëna të reja rreth Saturnit

Sipas studiuesve amerikanë, Saturni ka kapërcyer Jupiterin si planetin me një numër më të madh hënash. Ekipi zbuloi 20 hëna të reja që rrethonin Saturnin duke e çuar në këtë mënyrë numrin e tyre në 82, në ndyshim nga Jupiteri që ka 79.

Hënat u zbuluan duke përdorur teleskopin Subaru në Maunakea, Hawaii.  Sipas Scott Sheppard, nga Instituti Carnegie, studimi i orbitave të këtyre hënave mund të zbulojë origjinën e tyre, si dhe mund të japë informacione rreth kushteve që e rrethojnë Saturnin.

Hënat e jashtme të vëzhguara mendohet se janë të grupuara në tre grupe të dallueshme, bazuar në prirjet e këndeve në të cilat ato orbitojnë planetin.

Këto hëna kanë orbita të pritura drejt Saturnit dhe janë mjaft larg, kështu që ne nuk mendojmë se ato u formuan me planetin, ne mendojmë se ato u kapën nga planeti në të kaluarën”, u shpreh Scott.

Ai më tej shtoi se më shumë hëna pritet të gjenden rreth Saturnit, por astronomëve i’u nevojiten teleskopë më të mëdhenj për të zbuluar këta satelitë më të vegjël me madhësi rreth 1 km.

Skuadra ka nisur gjithashtu edhe një konkurs për emërimin e hënave./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME