Categories Lajme

Zbulohet ARSYEJA pse PS do paketën anti-shpifje, Balla qahet në Kuvend: Çfarë t’i them tim biri, për videon duke i kënduar Enverit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Parlamentit se me ligjin antishpifje i cili do të kalojë sot nuk synohet mbyllja e portaleve.

“Nuk mbyllen portale me vendim të qeverisë.

Ka vetëm një moment kur vendoset bllokimi i përkohshëm i aksesit kur konfirmohet se publikon pornografi, terrorizëm apo cënon sigurinë kombëtare, vetëm këto raste dhe në këto raste shkon në gjykatë.

I kam ndjekur me vëmendje gjithë diskutimin në parlamentin gjerman. Dua t’ju them kam sjellë disa prej paragrafëve të atij ligji që u hoqën në ligjin tonë, për ta lehtësuar. Ligji gjerman thotë, rrjetet sociale ku përfshihen ofruesit e shërbimit on line duhet forcuar për të hequr çdo lloj gjuhe shpifje. dhe kanë me detyrim të rovojnë me dokumente. duhet të shqyrtohet ankesa brenda 7 ditëve dhe ti bllokohet aksesi gjobat shkojnë deri në 50 mijë euro.

Kryeministri e tha që ky nuk është një ligj që do rregullojë historinë e shpifjeve në këtë vend. Kam një pyetje për çdo kritik, nëse ndaj jush do artikulohej një akuzë a do të dinit kush është? A nuk do të kërkonit të vërtetën mbi autorësinë? Nuk shkon dot në gjykatë se portali është i regjistruar në Bogota. Një portal me shumë peshë është i regjistruar në Bogota.

Ku është PE kundër kësaj pakete. PE ka plot direktiva nga plot vende anëtare. Një gjë e them me bindje: Kemi 8 muaj që punojmë për këtë pr/ligj, tani ti thua dua edhe një javë. Natën e Krishtlindjeve do mblidhemi se ka Rudina një amendament. Historikisht si qasje e jona, nuk kemi bërë kurrë asnjë hap pa partnerët”, tha Balla.

Sipas Ballës, OSBE ka ekspertizën ndër më të mirat në këtë aspekt.

“Për ata që nuk e dinë, ligji është shumë i rëndësishëm të testohet kur të aplikohet, do implementohet nën monitorimin e OSBE. KE e ka sjellë me letër e ka thënë qartë pozicionin e tij.

As mos u kompleksoni e as mos u intimidoni nga kritikët e ligjit. Nuk mund të jetë argument nga ana e komunitetit të gazetarëve që thonë ç’punë ka Parlamenti të na bëjë ligje ne. Përtej intimidimeve dhe telefonatave ky ligj duhet votuar dhe është vetëm fillimi i një procesi për të shpëtuar veshin e shqiptarëve nga dezinformimi.

Kemi detyrën ta fusim në rrugë të mbarë. Fakti që është 100 % i dakordësuar me partnerët e BE dhe OSBE, kjo është një gjë shumë e mirë dhe bëhuni gati për ta votuar sa më shpejt në seancë”, deklaroi numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Sipas Ballës, shpifja dhe cënimi i dinjtetit duket të ndalet, dhe kujtoi rastin personal që sipas tij, e ka kthyer në viktimë. Deklarata e Ballës, është thelbësore për të kuptuar investimin e socialistëve dhe ngulmimin për të mos hequr dorë nga paketa anti-shpifje, pavarësisht se Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian, bëjnë thirrje për të kundërtën.

“Hyni në Youtube, klikoni me emrin tim, video e parë që ju del është ajo me një djalë të vogël, që këndon një këngë për Enver Hoxhën. Janë 500 mijë shqiptarë e të huaj që e kanë parë, e ka vënë ai robi atje, kënduar nga Taulant Balla për Enver Hoxhën. Ok, ti e quan reklamë.

Po c’kusur kam unë ti them tim biri që pyet, o ba pse ke kënduar këngë për diktatorin. Unë nuk do ankohem te këshilli i ankesave që edhe pse mirë do ishte që kushdo që konstaton një fake news ta bënte, I besoj rrugës së gjykatës dhe nuk po dal keq nga fondet e mbledhura nga gjykata, Basha është dënuar me gjobë 500 mijë lekë nuk është pak, shkon në buxhet, nuk merret nga fituesi, të tjerë janë rrugës për të paguar se fondi do pasurohet”, tha Balla.

Deklarata u bë sot në Kuvend, ku po zhvillohet një seancë maratonë që do të finalizohet votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë.

Kryeministri tha sot se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME