Është zbuluar juria e ‘Këngës Magjike 2019’. Momente më parë faqja zyrtare e ‘Këngës Magjike’ në Instagram ka zbuluar anëtarët e jurisë së këtij edicioni.
Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Missrose dhe Dj Stone këta janë emrat e njohur të artistëve që stafi organizativ i festivalit ka përzgjedhur për t’i vendosur në pozitën e anëtarëve të jurisë. Vite më parë formula e organizimit të ‘Këngës Magjike’ është ndarë në dy hapsira që iu dedikohen artistëve të rinj dhe artistëve të mëdhenj që do të marrin pjesë në festival.