Categories Lajme

Zbulohet karroca romake e dasmave

Mjeti unik u gjet nga gërmimet arkeologjike në Pompei Këto janë mbetjet e një karroce tepër të veçantë me kuaj për dasma që përdorej në kohën e Perandorisë Romake në Italinë e sotme. Karroca u zbulua në rrënojat e qytetit Pompei, që u shfaros nga vullkani dhe u mbulua nga Magma rreth vitit 79 pas Lindjes së Krishtit, duke vrarë 13 mijë njerëz.

Ato që e bëjnë këtë mjet më interesant janë zbukurimet në anët e tij me figura erotike. Arkeologët thonë se karroca dy vendëshe përdorej për të dërguar nusen në shtëpinë e bashkëshortit, ndërsa figurat ishin vendosur për t’i sjellë mbarësi çiftit të ri. Për drejtuesit e zonës arkeologjike, bëhet fjalë për zbulimin më domethënës që prej nisjes së gërmimeve në shekullin e 16, në zonën që sot mbrohet nga UNESCO. Deri më tani janë zbuluar karroca që përdoreshin për transport udhëtarësh, por kurrë më parë për ceremoni të veçanta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME