Categories Lajme

Zbulohet kërkesa e Prokurorisë për 4 të arrestuarit

Burime për Fax News dhe Faxweb.al bëjnë me dije se ditën e nesërme pretet të jepet masa e sigurisë për katër të arrestuarit për vrasjen e Indrit Çelajt dy ditë më parë në kryeqytet.

Kjo masë pritet të jepet nga Gjykata Penale e Tiranës ditën e nesërme dhe personat e arrestuar janë Ali Gani Sula, Ferdinant Bakalli, Bujar Kusi dhe Luan Çaka. Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë vëllezërit Albano e Griseldo Kusi, dy autorët e vrasjes së Çelajt.

27 vjecari Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi edhe autorin e vrasjes së Indrit Celaj për rrjedhjen e ujit të kondicionerit që po riparonte në vilën e Bujar Kusit, do të qendrojë në qeli për 3 vepra penale që ai kërkohej më herët.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për Veliajn, i cili akuzohet për kundërshtim i punonjësit të policisë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit si dhe shkatërrim prone.

Lorenc Veliaj u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ në Tiranë ku u vra me plumb në kokë 26 vjecari Indrit Celaj.

Fillimisht Veliaj u shoqërua si person i dyshuar në këtë krim, edhe pse kërkohej nga policia për 3 vepra penale. Dëshmia e Veliajt nxori edhe emrat e autorëve të vrasjes, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

Indrit Çelaj u qëllua me armë zjarri në një vilë pranë rrugës ‘Myslym Shyri’ ku dhe u gjet i plagosur rëndë duke ndërruar jetë në spital. Identifikimi i tij u arrit disa orë pas ngjarjes, ndërsa pretendohej nga policia se viktima nuk kishte mjet identifikimi.

Fillimisht policia shpalli në kërkim një shtetas L.V si të dyshuar ndërsa disa orë më vonë në një njoftim të dytë sqaroi se autorë ishin dy vëllezërit Albano dhe Geraldo Kusi, pronarë të vilës ku i ndjeri kishte shkuar të montonte një kondicioner.

Një zënkë fillimisht me grushte për disa pika ‘uji që rridhnin nga kondicioneri’ ka degjeneruar në vrasje me një plumb në kokë të riut Indrit Çelaj, 25 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME