Categories Lajme

Zbulohet mashtrimi 800 mijë euro, edhe një kompani shqiptare në lupën e hetuesve italianë

Një kompani shqiptare është përfshirë në një skemë evazioni fiskal në shuma të konsiderueshme monetare, ka zbuluar një hetim i autoriteteve ligj-zbatuese italiane.

Siç raportojnë mediat italiane: Tre kompani biznesi që operojnë në sektorin e prodhimit e tregtimit të produkteve mjekësore, njëra prej të cilave me seli në Tiranë e dy të tjera në Cosenza të Italisë akuzohen nga Policia Financiare italiane për mashtrim fiskal në fryrje të faturave të tyre të tregtimit të ilaçeve me qëllim uljen e taksës tatimore.

Ilaçet, të cilat bliheshin me çmim mjaft të lirë në Kinë e Pakistan, tregtoheshin në Shqipëri e më pas mbërrinin në Itali të papërpunuara e me një vlerë të dyfishuar nga çmimi i tyre i vërtetë.

Operacioni i Financës italiane i koduar “Trekëndëshi” ka zbardhur një skemë mashtrimi fiskal me vlerë mbi 800 mijë euro ndaj tre kompanive me pronarë dy sipërmarrës italianë banues në Kozenca e anëtarë të së njëjtës familje.

Hetimet e drejtuara nga prokurorët Pier Paolo Bruni e Maurizio De Franchis, kanë zbardhur se këto kompani që operojnë në sektorin e “Prodhimit e tregtimit të produkteve mjekësore”, me anë të një mekanizmit të sofistikuar mashtrimi në mbifaturimet fiskale, kanë kryer një evazion tatimesh në vlerë monetare mbi 800 mijë euro.

Financierët italianë kanë zbuluar se kompania e ilaçeve e ngritur e me bazë në Tiranë, blinte mallra nga furnizuesit në Kinë e Pakistan. Ilaçet tranzitonin në portin e Gioia Tauros me destinacion final dy kompanitë motra të ilaçeve në Cosenza të Italisë.

Mallrat shoqëroheshin nga fatura shitje me shifra të fryra, të falsifikuara e jo me çmimin e tyre real.

Në sintezë, kompania shqiptare blinte produkte mjekësore nga furnizues në vende jo të Bashkimit Europian e i shiste më pas në Itali pa iu nënshtruar asnjë procesi përpunimi e duke dyfishuar vlerën e tyre.

Në këtë mënyrë, me anë të këtij mashtrimi fiskal, dy kompanitë e ilaçeve në Itali rrisnin koston e mallrave që tregtonin duke ulur vlerën e tyre tatimore me përfitime ekonomike të paligjshme e të pajustifikueshme.

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME