Categories Lajme

Zbulohet mashtrimi i Bashës, ku ka bërë edhe dhomat pa leje

Në dokumentacionin e depozituar në Bashkinë e Tiranës për të marrë leje për shtesë kati në periudhën kur ishte po vetë kryebashkiak, Lulzim Basha ka paraqitur certifikatën e pronësisë bashkë me kartelën e apartamentit që zotëron 237.6 m2 + 203m2 verandë, ku edhe ka bërë dhomat pa leje.

Përkundër reagimit zyrtar të PD-së, e cila mohoi ndërtimin e katër dhomave shtesë pa leje që kryetari Lulzim Bash aka bërë në apartamentin e tij në katin e 12-të në rrugën “Dervish Hima”, faktet tregojnë krejt të kundërtën. Në dokumentacionin e depozituar në Bashkinë e Tiranës për të marrë leje për shtesë kati në periudhën kur ishte po vetë kryebashkiak, Lulzim Basha ka paraqitur certifikatën e pronësisë bashkë me kartelën e apartamentit që zotëron 237.6 m2 + 203m2 verandë, ku edhe ka bërë dhomat pa leje.

Lejen e ndërtimit Lulzim Basha e ka dhënë tek prona ku sot thotë se nuk është apartamenti i tij, por sikurse vërtetohet edhe nga këto dokumente, provohet tërësisht se shtëpia e tij në 2014, për të cilën i ka dhënë leje vetes është pikërisht në Kullën Nr. 1 siç duket në planimetrinë e lejes së ndërtimit.

Çertifikata e indentifikimit të pasurisë e dorëzuar nga Basha


Formulari i pasurisë së Bashës

Ndërkaq, banorët e dy kullave konfirmojnë se Basha banon në kullën Nr. 2, ku ka bërë shtesë pa leje dhe ka zaptuar tarracën, ndërsa ka dhënë me qira shtëpinë tjetër në kullën Nr.1, për të cilën i dha leje vetes në 2014.

Nga ana tjetër, në një kohë kur kreu i PD-së e cilëson si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, Basha nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së të Bashkisë së Tiranës që të bëjnë detyrën e tyre që u ngarkon ligji për të bërë verifikimet përkatëse për shtesën pa leje në kullën Nr.1. Kjo tregon se ai ka diçka për të fshehur.


Planimetria e lejes së ndërtimit

Të gjendur në këto kushte, punonjësit e IMT-së i kanë dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare, ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vet gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Specialistët e IMT-së kanë kontaktuar në hyrje të apartamentit një nga bodyguardët e Bashës, i cili ka marrë në dorëzim edhe njoftimin zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.

Në banesën e tij, pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit “Qemal Stafa”, kreu i PD-së ka bërë plot 4 dhoma shtesë pa leje. Të ndara në katër këndet e katit të fundit ku banon, Basha ka ndërtuar 4 dhoma pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahët e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.

l.q./shqipetarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME