Categories Lajme

Zef Mazi jep lajmin e mirë/ Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet, presim…

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, deklaroi mbrëmjen e sotme se Shqipëria ka plotësuar 4 kushtet dhe 11 kërkesat që i janë kërkuar. Nga studio e “Real Story” Mazi tha se tashmë hapi i radhës është Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

“Nuk dua të flas në emër të unionit, roli i negociatorit është mbi strukturat dhe rolet e partive. Unë kam takuar presidentin që kur kam ardhur në punë, ai ka shprehur interes dhe gatishmërinë që të më ndihmojë. Por jo të ndërhyjë në pozicionin që kam, që e shoh mbi strukturat partiake sepse i tillë është. Motivacioni është që vendi të hyjë në union.

Janë katër kushte që janë plotësuar dhe 11 kërkesa që janë plotësuar. Kushtet kanë qenë katër për të kryer para hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare, këto katër janë: kodi elektoral, zgjedhor, funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe e katërta ngritja e institucioneve në luftën ndaj korrupsionit. Këto kushte janë plotësuar nga vendi ynë. Në të tëra këto ka rezultate konkrete.

Po ju them se janë rreth 20 komisionarë që janë në procedurë penale për zgjedhjet e 2017-ën. Është një prokuror që është në ndjekje, ka shifra.  Që nga fillimi i SPAK-ut, kjo strukturë ka 15 prokurorë në hetim, është funksionale. Byroja Kombëtare për hetimin po ashtu është funksionale. Procesi i VETING-ut kërkon pak kohë, janë të lidhura të gjitha elementët dhe rezultatet janë”, u shpreh Zef Mazi./CNA.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME