Categories Lajme

“Zëri Amerikës”: Efektet shëndetësore afatgjata të covid si…

Nga Zëri Amerikës- Personat e shtruar në spital për javë të tëra pa lëvizur, ngrënë apo folur siç duhet vazhdojnë ende t’i ndjejnë pasojat e koronavirusit. Disa nga efektet afatgjata të koronavirusit janë lodhja, gulçimi, dhimbja e muskujve, e kokës, ekuilibri i dobët dhe humbja e kujtesës. Shumë njerëz me simptoma serioze të Covid-19-s po përballen me efektet e tij afatgjata disa muaj pas daljes nga spitali.

Në Barcelonë, 56-vjeçari Pablo Aguilar është njëri prej tyre. Ai kaloi tre muaj në spital, prej të cilëve një muaj nën kujdes intensiv. Tashmë kanë kaluar pesë muaj që kur ai doli nga spitali. “Jam befasuar sepse kam menduar që në këtë pikë do të isha në gjendje të ecja më mirë. Efektet afatgjata që kanë mbetur janë të mëdha. Lodhem dhe kam frikë të dal vetëm në rrugë”. Zoti Aguilar është pjesë e një grupi pacientësh që i mbijetuan Covid-19 dhe që po rehabilitohen në një spital publik të Barcelonës. Aktivitetet përfshijnë ushtrime për të forcuar muskujt dhe për të përmirësuar ekuilibrin dhe aftësitë e tyre aerobike.

Një tjetër pjesëmarrëse, 49-vjeçarja Eulalia Canela, nënë e dy fëmijëve, me profesion infermiere, u infektua ndërsa po kujdesej për pacientët me koronavirus. Ajo nuk u shtrua kurrë në spital, por vuante nga pneumonia dhe qëndroi në shtrat një muaj. Në verë, kur mendoi se po përmirësohej, vuri re simptoma të reja si rënia e flokëve, mpirja e duarve dhe dhimbjet e muskujve. Asnjë ditë nuk më kalon pa dhimbje koke, thotë ajo. Kohët e fundit mjekët zbuluan se mushkëritë e saj nuk po funksiononin si duhet, duke ndikuar tek veshkat e saj.

“Koha e aktivitetit fizik zvogëlohet në tre ose katër orë (në ditë). Pjesën tjetër të kohës duhet të pushoni. Vjen darka dhe duhet t’u kërkoj fëmijëve që ta përgatisin vetë ushqimin sepse nëna e tyre nuk mund të ngrihet nga divani”, thotë infermierja Eulalia Canela. Mjekja Ester Marco mbikqyr programin e rehabilitimit në të cilin po merr pjesë zonja Canela. Edhe ajo ishte infektuar me Covid-19 në pranverë, por ndryshe nga pacientët e saj, ajo u shërua shpejt dhe tashmë është kthyer në punë. “Ne kemi dy grupe të mëdha pacientësh, pacientë të patrajnuar (nga të trajtimi në kujdesin intensiv për shembull) të cilët lodhen dhe kanë dhimbje muskulore dhe kanë vështirësi me frymëmarrjen edhe kur pushojnë. Dhe kemi një grup tjetër pacientësh që kanë vështirësi në gëlltitje ose vështirësi në të folur”. Zonja Marco vlerëson se rreth 15-20 për qind e pacientëve me Covid-19 të cilët u shtruan në spital do të kenë nevojë për rehabilitim serioz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME