Categories Lajme

“Zëri Amerikës”: Venecia, nuk ka shkelje për shkarkimin e Presidentit

Radio Zëri Amerikës ndër të tjera shkruan sonte se “Komisioni i Venecias vlerëson se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në tejkalim të kompetencave të veta kushtetuese ndërsa vendosi të anullojë 30 Qershorin si datë të zgjedhjeve vendore. Në draft opinionin e tij, një kopje të të cilit e ka siguruar të plotë Zëri i Amerikës, Komisioni megjithatë vëren se sipas tij, nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij.

Ekspertët nga ana e tyre vlerësojnë se “një numër faktorësh tregojnë se nuk ishte i një karakteri të atillë, të nevojshëm për të vërtetuar një shkelje serioze. Kjo lidhet veçanërisht me thirrjet e Presidentit për dialog, pritshmërinë që shtyrja e zgjedhjeve do të kontribuonte për të çuar palët drejt një kompromisi, mungesa e një ligji që rregullon saktësisht kompetencat e Presidentit, pamundësia për t’i sfiduar në mënyrë direkte, Dekretet e Presidentit përpara një gjykate dhe statusi kushtetues i zgjedhjeve lokale në krahasim me zgjedhjet parlamentare. Të marra së bashku, të gjithë këta elementë – theksohet në dokument – çojnë në përfundimin, që Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale, pa një bazë të veçantë ligjore. Sidoqoftë, elementet e paraqitura më lart mund të çojnë në përfundimin se këto akte nuk mund të kenë qenë të një natyre mjaftueshmërisht serioze për të justifikuar shkarkimin e Presidentit”, thekson dokumenti, shkruan VOA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME