Categories Lajme

“Zëri i Amerikës” shkruan për largimin e Agron Tufës/ Ka kërkuar azil në një shtet të Europës

Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, Agron Tufa i tha Zërit të Amerikës se kërkoi azil politik në një vend të Europës për shkak të kërcënimeve të shumta ndaj tij për shkak të detyrës.

Përmes telefonit zoti Tufa tha se përmes një letre të gjatë drejtuar Kryetarit të Bordit të Institutit Uran Butka dhe për dijeni Presidentit, Kryetarit të Parlamentit dhe Prokurores së Përgjithshme kishte paraqitur dorëheqjen nga posti drejtues që mbante prej vitit 2010, kur ishte krijuar Instituti. Zoti Tufa shprehet në letër se ndjehej i pasigurt për jetën e tij dhe të familjes pasi sipas tij “sidomos këtë vit ishte vënë përballë falangave më të egra të enverizmit, të veshur me pushtet të lartë politik, ekonomik e administrativ”.

Zoti Tufa përmend në letër disa kërcënime ndaj tij të cilat ishin të vazhdueshme. “Pa asnjë garanci mbrojtjeje, me një drejtësi që nuk reagon, mua i nderuar kryetar nuk më mbeti rrugë tjetër”, iu drejtua Tufa përmes letrës Kryetarit të Bordit të Insitutit.

Agron Tufa ka qenë mjaft aktiv kohët e fundit në denoncime ndaj krimeve të regjimit komunist në Shqipëri me publikime dëshmish dhe të dhënash. Ai u përfshi në një debat të ashpër publik edhe me ish Kryetarin e Komisionit të Sigurisë, deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho. Agron Tufa njihet nga publiku i gjerë në Shqipëri si shkrimtar, publicist dhe akademik. /VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME