Categories Politike

Zëvendësimi i Ballës nga Gjiknuri? Spiropali: S’është çudi, mandatin e ri nuk e kemi marrë lehtshëm

Ministrja Elisa Spiropali nuk e sheh me çudi faktin që Gjiknuri zëvendësoi Ballën si Sekretar i Përgjithshëm i PS. Spiropali tha se PS nuk e ka marrë lehtshëm mandatin e tretë, por po përgatitet për një sfidë të madhe. SPIROPALI: Nuk është çudi. Janë ndarë përgjegjësitë. Kryetar grupi parlamentar është detyrë nga më të rëndësishmet, sidomos që tani me parlamentin e ri. Sekretari ka punë partiake, kërkon angazhim gjatë gjithë ditës. Po përgatitemi për sfidë të madhe në mandatin e ri, nuk e kemi marrë lehtë.

Ashtu si disa nga ministrat që kanë ndryshuar pozicionet nuk janë shkarkuar. Janë disa punë që duhet ti bëjmë dhe ti bëjmë mirë, besimi i qytetarëve nuk dueht nëpërkëmbur. Punët nuk duhen bërë vetëm në funksion të qytetarëve, por edhe të një qeverisjeje të mirë.

Sa i përket prezencës së lartë të grave në qeveri, Spiropali mbështeti vendimin e kryeministrit duke theksuar se ato e marrin ëprgjegjësinë, bëjnë punën, madje shumë më mirë se disa burra që kanë përgjegjësi.

PYETJA: Sa unison ka në qeveri, sa konkurrencë apo xhelozi para kryeministrit?

SPIROPALI: Kjo pyetje nuk bëhe asnjëherë kur në qeveri ka 70- 90% burra. Nuk ishte qëllimi juaj, por pyetja juaj ka një paragjykim për gratë. Është lajm i jashtëzakonshëm jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë, është ërë edhe lajm. Shqipëria jep një shembull të barazisë gjinore, duhet të jetë krenari, arritje e Shqipërisë. Sa i takon detyrave, gratë kanë treguar në qeveri, në Kuvend. Gratë kanë treguar se marrin përgjegjësi, punën e bëjnë, madje shumë më mirë se disa burra që janë ngarkuar me përgjegjësi. Është lajm shumë i mirë. Karakteri i gjithësecilit nuk varret nga gjinia. Por është individuale secili.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME