Categories Lajme

Zgjedhje të parakohshme? Ja parashikimi që bën Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu u shpreh mbrëmjen e së premtes në emisionin “Java” në RTSH se nuk mendon se në Shqipëri do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Fevziu tha se si Kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, nuk i intereson një skenar me zgjedhje të parakohshme. Fevziu deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi as Rama dhe as Basha nuk janë të interesuar. Për Fevziun opozita duhet të presë konsumimin e plotë të Ramës që nesër në garë të futet si alternativë qeverisje.

“Për çfarë arsye Rama do t’a çojë vendin në zgjedhje të parakohshme? Në anën tjetër opozita do e çojë Ramën drejt konsumimit të plotë. Mendoj se kjo është ajo që do bëjë edhe Basha. Nganjëherë nuk mjafton vetëm imazhi, por duhet edhe alternativa qeverisëse. Rama, pasi humbi zgjedhjet e 2011, nisi takimet dhe një qasje ndryshe me njerëzit. Të njëjtën gjë po bën edhe Basha sot, por mendoj se nganjëherë nuk mjafton vetëm imazhi”, tha Fevziu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME