Categories Sport

Flamurtari pëson një humbje përballë Akademisë së Futbollit

Flamurtari pëson një humbje 2-3 përballë Akademisë së Futbollit në një takim me shumë gola,raste,por mbi të gjithë një nivel të lartë futbolli.Dy ekipe gati profesioniste prodhuan futboll të admirueshëm ku shfaqi dhe interes për të pranishmit. Pjesa e parë mjaft e bukur dhe intensive,e me Flamurtarin më kërkues që gjeti dhe golin e parë me Çelajn në minutën e 26′.Pushimi mes pjesëve e pa Flamurtarin në avantazh,por në fraksionin e dytë loja prodhoi 4 gola.I sapoinkuadruar në fushën e lojës për Akademinë do të ishte Maleqka që barazon rezultatin në minutën e 52′ dhe 1-1.Nuk nguruan vlonjatët të sulmonin dhe vetëm 3 minuta më pas në të 55′ ishte Ballaj që kalon sërish kuqezinjtë në avantazh. Me kalimin e minutave loja vijonte po me ritëm teksa një pakujdesi në zonën e rreptësisë nga vlonjatët i dha mundësinë Hoxhajt të barazonte sërish e kësaj radhe 2-2 në minutën e 70′ me një goditje nga brenda zone.Rezultati u vulos në të 83′ ku Mici godet fortë nga distanca dhe e ndaj topin në rrjetë,shumë pranë shtyllës së majtë pingule. Në të vetmin moment që kaluan në avantazh,miqtë arritën të rrëmbenin fitoren e njëkohësisht tri pikët

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME