Categories Covid-19, Lajme

Zgjedhjet, KQZ tregon si do të votojnë personat me COVID-19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe personat të cilët janë në izolim, pasi janë të infektuar me COVID-19, të kryejnë obligimin e tyre qytetarë e të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese, pra të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ekipet mobile do të kujdesen që ditën e zgjedhjeve tu mundësohet votimi edhe qytetarëve të infektuar me koronavirus.

“KQZ-ja është munduar që të gjej një zgjidhje edhe për qytetarët që fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19, dhe nuk mund të shkojnë në vendvotimet. Në zgjedhjet që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, KQZ-ja ka përgatitur një udhëzim ku bëhet mënyra e regjistrimit, verifikimit dhe votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19”, tha Elezi.

Elezi tha se do të komunikojnë me personat që gjenden në izolim dhe do të shkojnë nëpër adresa për tu mundësuar atyre votimin. “Ne do të komunikojmë me institucionet përkatëse që i kanë listat e personave që janë të infektuar me COVID-19 dhe e kanë të drejtën e votës.

KQZ-ja do t’i kontaktojë këta qytetarë për t’i informuar për shërbimin e KQZ-së, pastaj është në vullnetin e tyre të marrë pjesë ose jo. KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre, për tu mundësuar votimin”, tregoi Elezi mediat në Kosovë. Zëdhënësi i KQZ-së u shpreh se procesi i verifikimit të aplikuesve jashtë Kosovës po shkon mjaft mirë dhe sqaroi se i kanë bërë publik numrat e telefonit, për të shmangur ndonjë keqpërdorim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME