Categories Politike

Zgjedhjet në Kosovë, reagojnë Mogherini dhe Hahn: Të formohet shpejt qeveria, dialogu të vazhdojë!

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kanë reaguar lidhur me procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura të dielen në Kosovë.

Hahn e Mogherini i kanë cilësuar zgjedhjet si të qeta, nga ku edhe kanë bërë thirrje që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re, shkruan lajmi.net.

“Zgjedhje të qeta u zhvilluan më 6 tetor në Kosovë. BE-ja kërkon formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re, në momentin që përfundojnë të gjitha procedurat ligjore. Kjo është e rëndësishme në mënyrë që Kosova të vazhdojë të punojë në reformat ekonomike dhe sociale, sundimit të ligjit si dhe dialogut Kosovë-Serbi”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Hahn e Mogherini presin nga akterët politik që të mbesin të përkushtuar në këto procese, të cilat sipas tyre janë parësore për progresin e Kosovës në rrugën evropiane.

Hahn dhe Mogherini theksojnë rëndësinë e misionit të BE-së në Kosovë gjatë këtyre zgjedhjeve.

“Sipas misionit të BE-së, zgjedhjet ishin mirë të adminsitruara dhe transparente. Kampanja ishte sfiduese në Kosovë, mirëpo ishin të theksuara disa parregullsi në vendet e banuara me serbë”, thuhet në komunikatë.

Mogherini dhe Hahn kanë bërë të ditur se BE do të formulojë raport me rekomandime për zgjedhjet që do të mbahen në të ardhmen në Kosovë. BE, sipas komunikatës së lëshuar është e gatshme të ndihmojë në këtë proces.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME