Categories Lajme

Zgjedhjet vendore, Flamur Noka shkakton incident në Elbasan

Sekretari i Përgjithshëm i foltores Flamur Noka, ka shkaktuar një incident në disa zona votimesh në Elbasan. Sipas policisë së Elbasanit, rreth orës 17:00 është njoftuar se deputeti demokrat Flamur Noka ka ofenduar komisionerët në një qendër votimi në fshatin Kuqan. Po sipas policisë, në një tjetër qendër, atë të fshatit Shirgjan, Noka ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar.

Mësohet se Noka u paraqit pranë qendrës në dhomën e votimit në orën 16:46 duke shkaktuar presion dhe debat me tone të larta, të bërtitura dhe intimiduar anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit. Gjatë debatit, ai është konfliktuar edhe fizikisht çka ka detyruar thërritjen e policisë. Në njoftim thuhet se komisionerët nuk kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia e Elbasanit ka njoftuar prokurorinë. Autoritetet po vijojnë verifikimet për rastin në fjalë.

“Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qendrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë“, deputeti Flamur Noka ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar.

Nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë. Në lidhje me njoftimin e marrë, është njoftuar menjëherë Prokurori. Nga ana e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME