Categories Politike

Zgjedhjet/ Vota e liderëve, Rama e Basha fitojnë në kutitë e tyre, humb Berisha, Meta e Kryemadhi

Partia Socialiste ka fituar në të gjithë kutitë në Tiranë ku kanë votuar liderët e politikës shqiptare me përjashtim të zonës ku votoi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nga një vëzhgim i bërë nga ABC në kutitë ku kanë votuar kryeministri Rama, kreu i opozitës Basha, kreu i shtetit Meta, kryetarja e LSI, Kryemadhi, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë Edi Rama dhe Lulzim Basha betejën në 25 prill e nisën nga qendrat e tyre të votimit ku krahas betejës personale kërkuan edhe votë mbështetëse nga shqiptarët. ABC ka bërë një vëzhgim në qendrat e votimit ku kanë votuar liderët e politikës shqiptare. Edi Rama ja ka dalë të bind bashkëfshatarët e tij në Surrel për ta mbështetur me votë ditën e zgjedhjeve.

Kryeministri votoi në shkollën e Surrelit në njësinë Dajt. Në përfundim të numërimit, në njësinë e tij të votimit Rama ka marrë 313 vota, ndërkohë që 151 fqinj të tij kanë votuar për 2 partitë e opozitës, 126 për PD dhe 25 për LSI.

Lulzim Basha ja ka dalë të fitojë në njësinë 8 por edhe në qendrën e tij të votimit. Kreu i demokratëve votoi në njësinë 8 të dielën e 25 prillit në qendrën e votimit 1929, ku në përfundim të numërimit PD ka marrë 234 vota, PS 182 vota dhe LSI 24 vota.

Monika Kryemadhi krahas humbjes së 15 mandateve në të gjithë vendin krahasuar me 2017, ka humbur edhe në njësinë 5 në qendrën e votimit 1817 ku krahas kryetares së LSI, në të njëjtën qendër votoi edhe Presidenti Meta.  Në këtë qendër votimi ka fituar PS me 126 vota, PD 89 vota dhe LSI ka marrë vetëm 18 vota.

PD ka pësuar humbje edhe në qendrën e votimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ish-kryeministri votoi në shkollën Kosova në 25 prill në qendrën e votimit 1728 ku rezulton që PS të ketë marrë 127 vota, PD 114 vota dhe LSI 14 vota. Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë mbështetjen e socialistëve në Farkë, në qendrën e tij të votimit 2084. Në këtë qendër PS ka m arrë 386 vota, PD 224 dhe LSI 26 vota.

Për herë të parë në Tiranë votoi edhe një kryeministër në Kosovë. Albin Kurti si shtetas shqiptar votoi në njësinë 5 në kryeqytet në qendrën e votimit 1818. Edhe në këtë qendër fituese ka dalë PS me 201 vota ndërkohë PD ka marrë 109 vota, LSI 39 vota dhe kandidati i vetëvendosjes Bojken Abazi 6 vota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME