Categories Lajme

Zgjerohet me 12 milje në detin Jon, Greqia e sigurtë: Do ta mbyllim çështjen

Pas ndarjes së kufirit detar me Italinë dhe Egjiptin, Greqia thotë se do të mbyllë shumë shpejt edhe çështjen e ujërave territoriale me Shqipërinë, duke u zgjeruar në detin Jon me 12 milje.  Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias gjatë një dëgjese në komisionet parlamentare, ku kryediplomati ishte thirrur për të shpjeguar marrëveshjet me Italinë dhe me Egjiptin.

Për marrëveshjen e nënshkruar me palën italiane opozita greke nuk ka kundërshti, por vlerëson si të nxituar dhe kundër interesave greke marrëveshjen e arritur me Egjiptin. Por, Dendias hodhi poshtë këto akuza duke deklaruar se të dyja marrëveshjet janë të drejta dhe në interes të të gjitha palëve.

Një marrëveshje të ngjashme ai sinjalizoi se do të arrihet shumë shpejt edhe me Shqipërinë. Kryediplomati grek nuk ka dhënë më shumë detaje se në çfarë faze janë bisedimet me Shqipërinë dhe as metodologjia që do të përdoret. Por, gjasat janë që pala greke dhe ajo shqiptare të firmosin paktin e arritur mes dy ish-ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Pak muaj para se të largoheshin nga kjo detyrë në vjeshtë-dimrin e 2018-ës, (i pari i shkarkuar dhe i dyti i dorëhequr) dy diplomatët patën deklaruar se kishin arritur marrëveshjen.

Kotzias deklaronte se Greqia do të zgjerohej me 12 milje në Detin Jon, ndërsa Ditmir Bushati sqaronte se kufiri detar ndahej sipas parimit të barazlargësisë. Por, ekspertët paralajmëronin se me këtë parim do të përfitonte Greqia nëse merreshin si pikë nisje e përcaktimit të kufirit ishujt e pabanueshëm të Diapontit në veri-perëndim të Korfuzit. Mediat greke shkruanin në 2018 se Athina këmbëngulte që barazlargësia nga ana e saj në këtë pjesë të llogaritej prej këtyre ishujve të vegjël dhe jo nga Korfuzi. Nëse do të ndodhë e kundërta, Athina i trembet krijimit të një precedenti që mund të përdoret nga Turqia në rastin e ishullit të Kastelorizos.

Në të shkuarën, deklaratat e palës greke për zgjerimin e sovranitetit detar në Detin Jon dhe Detin Egje me 12 milje nuk janë pritur mirë në Ankara. Kjo e fundit ka paralajmëruar se një akt i tillë do të bëhej precedent për luftë. Në vjeshtë të 2018, kur ministri i Jashtëm turk, Mevult Caushoglu vizitonte Tiranën, temë e diskutimit me Ditmir Bushatin, sipas mediave në Ankara, ka qenë edhe marrëveshjaa e kufirit me Greqinë. Nga mënyra sesi rrodhën ngjarjet më vonë mund të hamendësohet se Turqia nuk ka qenë dakord me këtë marrëveshje, që në këndvështrimin e saj i jep Greqisë një precedent të fortë për ta përdorur në ndarjen e kufijve detarë me Turqinë në Mesdheun Lindor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME