Categories Sport

Zguro bëhet “Ujk i kuq”, lë Superioren për Amerikën

Vangjel Zguro në Amerikë, ashtu si Afrim Taku pak kohë më parë. Mbrojtësi 25-vjeçar është bërë zyrtarisht pjesë e futbollit amerikan, edhe pse jo në nivelin më të lartë aty, sepse ka firmosur me Chattanooga Red Wolves SC, klub i themeluar këtë vit, me seli në Chattanooga, Tennessee. Bëhet fjalë për një klub profesionist, që do të marrë pjesë në USL League One (debutimi historik më 30 mars 2019) dhe ka në plan të ndërtojë një stadium modern me 5500 vende për vitin 2020.

“Si mbrojtës i majtë, Vangjel është shumë teknik dhe i pëlqen të provojë edhe të ndihmojë sulmin. Për një lojtar të moshës së tij, ai ka goxha eksperiencë për nivelin tonë dhe luan në disa pozicione. Aftësia krijuese dhe organizuese e tij do të jenë diçka e bukur për t’u parë”, tha Tim Hankinson, trajneri dhe njëkohësisht drejtori teknik i Chattanooga Red Wolves. Ndërkaq, Zguro tha: “Jam vërtet i lumtur që bashkohem me Chattanooga Red Wolves SC dhe do të jem pjesë e klubit në debutimin e vet në futbollin profesionist. Chattanooga është qytet i bukur dhe unë e di që kam marrë vendimin e duhur duke firmosur me Ujqit e Kuq. Dëshiroj të falënderoj stafin e trajnerëve për këtë mundësi. Pres me padurim të fillojmë”.

Zguro është nga Pogradeci, ku ka nisur karrierën, ndërsa ka luajtur edhe te Butrinti, para se të debutonte në Speriore me Korabin në sezonin 2016/17. Rritja e tij ka qenë konstante, duke kaluar më pas te Luftëtari, Kamza e pjesën e parë të sezonit aktual te Kukësi. Në Amerikë Zguro gjen Takun, por edhe Shkëlzen Gashin, ndërsa duket se nuk do të kthehet më aty Jahmir Hyka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME