Categories Lajme

Zhduket dokumenti origjinal i “Shpalljes së Pavarësisë”, avokati bën kallzim në SPAK: Të merret në pyetje drejtori i Arkivit

Avokati Kujtim Cakrani ka depozituar në SPAK një kallëzim ku denoncon humbjen e dokumentit origjinal të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë të vitit 1912.  Nisma e avokatit, ndikohet padyshim dhe nga fakti se paraardhësi i tij, Hajredin bej Cakrani, është një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë. Sipas avokatit, përgjegjëse për humbjen e këtij dokumenti janë institucionet shtetërore.

Në kallëzimin e dopozituar disa ditë më pare, në institucionin e ri të drejtësisë i kërkon SPAK-ut, të regjistrojë procedim penal dhe të nisë menjëherë hetimet për të gjetur dhe vënë në dispozicion të publikut Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Për zbardhjen e kësaj çështjeje avokati kërkon të merren në pyetje drejtori dhe të gjithë ish-drejtorët e Arkivit të Shtetit, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, dhe të gjithë guvernatorët e tjerë që kanë qenë në drejtimin e bankës ndër vite, personat që kanë dijeni në Akademinë e Shkencave, si dhe të gjithë familjarët e kupolës drejtuese të shtetit komunist.

Sipas kallëzuesit, institucioni i akuzës e ka detyrim ligjor dhe moral gjetjen e Deklaratës së Pavarësisë. Në kallëzimin dhe materialin e depozituar tashmë në SPAK, avokat Cakrani thotë se gjatë kësaj peridhe asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka pasur interes të hetojë apo të denoncojë humbjen e njërit prej dokumenteve më të rëndësishme të vendit.

Dokumentin e Pavarësisë Cakrani e paralelizon me certifikatën e lindjes së një fëmije, e cila identifikon qenien e tij, pra edhe në këtë rast dokumenti origjinal i Shpalljes së Pavarësisë, është vetë shteti. Tjetër fakt i shprehur në kallëzimin e avokatit është se, sipas tij, deri në vitin 1937 Deklarata e Pavarësisë ka qenë në Arkivin e Shtetit, pasi një nga firmëtarët, Lef Nosi, me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë e shumëfishoi këtë dokument dhe ua dhuroi atë të gjithë firmëtarëve të tjerë që ishin ende gjallë.

Sipas tij, është e vërtetueshme që ky dokument deri në vitin 1944 u depozitua nga Lef Nosi në një kasë sigurie, në Bankën e Shqipërisë. Me ardhjen në pushtet të komunistëve, dhe marrjen në kontroll të gjitha institucioneve, Lef Nosi u tregoi pushtetarëve të rinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME