Categories Politike

Nga Rama te Basha, Hajdari e Idrizi/ Meta pret të gjithë krerët e politikës në presidencë, zbulohen datat që jep PD dhe PS për zgjedhjet e 2021-shit

Dita e sotme do të jetë me takime të ngjeshura në Presidencë, ku janë thërritur krerët e të gjitha partive politike, për t’u konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm. Burime bëjnë me dije për Fax News, se opozita e bashkuar ka propozuar që zgjedhjet të mbahen në datën 18 Prill ndërkohë që mazhoranca në 9 Maj, datë e cila përkon dhe me ditën e Europës. I pari që ka mbërritur gjatë ditës së sotme në presidencë është kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, dhe pas tij pritet që të mbërrijë kreu i PR-së Fatmir Mediu.

Po ashtu gjatë ditës së sotme në presidencë do të shkojnë dhe kreu i qeverisë Edi Rama së bashku me sekretarin  e përgjithshëm të socialistëve Taulant Balla, takim i cili parashikohet të mbahet rreth orës 11;30. Në zyrën e Metës do të mbërrijë gjatë mesditës së sotme dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili do të shoqërohet në këtë takim nga ana e Oerd Bylykbashit që ka qenë dhe përfaqësuesi i demokratëve për Reformën Zgjedhore dhe për diskutimet në Këshillin Politik.

Nuk dihet ende nëse kryetarja e LSIsë do ta pranojë ftesën e presidentit, apo siç ka ndodhur zakonisht, që për të shmangur takimin direkt me presidentit do tia delegojë kompetencat Petrit Vasilit që është dhe numri dy i kësaj force politike. E fundit për nga orari që do të mbërrijë në presidencë është deputetja Rudina Hajdari, e cila do të takohet me Metën rreth orës 17 e 30, ndërsa pritet që së shpejti të krijojë dhe partinë e saj të re, me të cilën do të futet në garë në zgjedhje, pas vendimit për tu larguar nga PD-ja, duke qenë se theu vendimin e kësaj të fundit për djegien e mandateve.

Opozita nga ana e saj ka shprehur vullnetin që zgjedhjet të mbahen në datën më të hershme të mundshme që parashikohet në ndryshimet e Kodit Zgjedhor, e që përkon pikërisht me 18 Prillin.

Ajo që mbetet një pikë që ha diskutim, është kërkesa e tyre për të mbajtur njëherësh me zgjedhjet parlamentare, dhe ato për pushtetin lokal, duke qenë se socialistët janë në pushtet në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, pas zgjedhjeve të njëanshme të vitit 2019. Ky opsion është mohuar kategorikisht nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili ëhstë shprehur edhe në Kuvend, se zgjedhjet janë të ligjshme, dhe se socialistët do të përmbyllin mandatin e tyre katërvjeçar.

Ajo që vlen për tu theksuar është se Rama po e pëmbyll të plotë edhe mandatin e tij të dytë qeverisës, pavarësisht pretendimeve të vazhdueshme nga ana e opozitës, për zgjedhje të parakohshme, shoqëruar kjo dhe me protesta të vazhdueshme. Megjithatë ka ende një shans për demokratët, në rast se Gjykata Kushtetuese mund të dalë në një vendim për rrëzimin e zgjedhjeve, për të cilën është bërë një kërkesë dhe nga ana e kreut të shtetit. Në rast të plotësimit të vendeve vakante në Kushtetuese, një nga vendimet e para që do mund të merrej, ishte pikërisht edhe ky për zgjedhjet lokale, që futi në një ngërç institucional për më shumë se një vit të gjitha institucionet drejtuese në vend. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME