Categories Lajme

Zhduket në mënyrë të mistershme 18 vjeçarja shqiptare

Një 18-vjeçare shqiptare është shpallur në kërkim pasi prej 3 ditësh ka humbur kontaktet me familjen e saj. Shqiptarja quhet Lila Mile dhe prej vitesh jetonte në Fasano të Italisë bashkë me familjen e saj.

Më 10 tetor rreth orës 12:00, vajza e re ka dalë nga banesa e saj për të mos u kthyer më. Ajo ka marrë me vetë vetëm pasaportën dhe është larguar. Të shqetësuar, familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe kanë bërë denoncimin përkatës në komisariat.

Ditën që është larguar nga shtëpia vajza mbante të veshur një këmishë të kuqe dhe një palë pantallona të shkurtra të bardha. Vëllai i Miles ka hapur chatet e motrës dhe ka lexuar disa mesazhe të saj me një djalë shqiptar. Ai ka zbuluar se e motra kishte disa muaj që frekuentonte këtë djalë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Vëllai i saj ka mohuar për mediat italiane që të të kishte pasur probleme në shtëpi. Ai tha se ditën e ngjarjes vajza tha se nuk ndihej mirë dhe se do të shkonte në spital të bënte një kontroll. Ai tha se 2 ditë më parë ishte parë pranë një ure duke kërkuar transport makinave që kalonin aty. Dëshmitarët që e panë thanë se ajo hipi në një makinë Peugot 107 gri, por më pas nuk ka pasur asnjë të dhënë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME