Categories Teknologji

Porsche është duke ndërtuar vetura fluturese, ja si do duken

Derisa veturat elektrike dhe sistemet autonome të drejtimi po revolucionalizojnë industrinë e automjeteve, disa kompani po mëtojnë të ndërtojnë makina fluturuese. Porsche së fundmi ka njoftuar se është bashkuar me Boeing për të ndërtuar një koncept-makinë elektrike fluturuese, njofton CarBuzz.

Shefi i shitjeve të kompanisë, Detlev von Platen, deklaroi vitin e kaluar se ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të një automobili fluturues, që do kryejë shërbime taksie. Detajet në lidhje me projektin bashkëpunues janë të pakta, por firma prodhuese e mjeteve lëvizëse thotë se partneriteti do të lejojë që të dy kompanitë “të përdorin pikat e forta për të studiuar të ardhmen e automjeteve urbane për lëvizjen e lirë në ajër”.

“Jemi duke kombinuar pikat e forta të dy kompanive udhëheqëse globale për të adresuar një segment të mundshëm kyç të tregut të së ardhmes”, tha tha Detlev von Platen, Anëtar i Bordit Ekzekutiv për Shitjet dhe Marketingu në Porsche AG. Një sërë fotografi të realizuara e të publikuara nga Porsche tregojnë se koncepti i makinës fluturuese ka një dizajn estetik, me krahë të shkurtër dhe dritare të mbështjellura. Vetura ngjason me mjetin fluturues 911 të Boeing-ut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME