Categories Lajme

Zhdukja e biznesmenit italian Pecorelli/ Ngrihen pista të reja

Fax News mëson detaje të reja më lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian, Davide Pecorelli. Pista kryesore e hetimit të ngjarjes duket se ka ndryshuar rrjedhë dhe ka të bëjë me aktivitetin e italianit për të cilin mësohet se merrej edhe me trafikimin e l ëndëve n arkotike.

Pas marrjes së informacioneve në kanale të ndryshme, Fax News u interesua për h etimet edhe në strukturat e shtetit shqiptar që po merren me çështjen, ku mësojmë se është duke u h etuar në të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së Pecorellit në t rafikun e n arkoti këve, por ka rezervim në dhënien e detajeve të hollësishme. Nga ana tjetër, burimet pohojnë se Policia shqiptare është duke pritur rezultatet e ekspertimit piroteknik të ADN-së, përftuar nga eshtrat e gjetura në automjetin e marrë me qera nga biznesmeni, dhe që u gjet e d jegur në zonën e Pukës.

Eshtrat jane dërguar para disa ditëve në Itali ku pas ekspertimit që po iu bëhen në Shqipëri, me kërkesë të palës italiane, do të krahasohen edhe me vëllain e të zhdukurit për të provuar nëse i përkasin Pecorellit apo jo.

Burime të besueshme konfirmojnë se eshtrat e gjetura në makinën e shkrumbuar në fillim të Janarit janë pjesa e kokës dhe legenit të një personi, për të cilat priten përgjigjet e ADN-së për të zbuluar se kujt i përkasin.

Në këto rrethana, ka dyshime të forta që biznesmeni të jetë v rarë për shkak të aktivitetit kr iminal me të cilin merrej, që është t rafikimi i l ëndëve n arkotike. D yshohet se biznesmeni përdorte rrjetin e aktivitetit të tij të tregtimit të produkteve kozmetike për transportin e l ëndëve n arkotike.

Më datë 09.02.2021, autoritetet shqiptare kanë nisur në drejtim të Italisë një mostër eshtrave të d yshuara se i përkasin Davide Pecorellit.

Fax News konfirmoi disa ditë më parë nga burime policore, se mostra e eshtrave të dërguara drejt Italisë i përket mbetjeve që janë gjetur në autmojetin e Pecorellit, të cilat kanë mbërritur me kërkesë të palës së shtetit fqinj për realizimin e analizave të ADN-së, që do të provojnë nëse i përkasin biznesmenit apo jo.

Bashkë me mostrën e eshtrave, është nisur edhe një letërporosi e lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Nga ana tjetër, kjo lëvizje erdhi në kohën kur autoritetet italiane disa ditë më parë shprehën rezerva sa i takon mosrespektimit të afateve në lidhje me dërgimin e mostrave nga Shqipëria. Diçka e tillë u argumentua nga autoritetet shqiptare, ndodhi për shkak se prokurori i çështjes ishte infektuar me Covid-19 dhe kishte pamundësi për t’u marrë me çëshjen. Më 6 janar Davide Pecorelli humbi kontaktet me të afërmit, ndërsa makina e marrë me qira në Rinas prej tij, u gjet e shkrumbuar në Gjegjan të Pukës, brenda të cilës edhe mbetje të trupit të një njeriu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME