Categories Lajme

Zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burg përjetë për kopshtarin e “Golden Resort”! Ja për çfarë akuzohet

Ajo që u konsiderua si një prej ngjarjeve më të rënda dhe makabre të një dekade, për të cilën u dyshuan, hetuan dhe u kërkuan shumë emra të njohur të botës së krimit, ka përfunduar në Gjykatën e Posaçme vetëm me një të pandehur.

Për të kërkohet burg përjetë. Ai dyshohet se e di, por nuk flet, se ku është zhdukur trupi i Jan Prengës, 49-vjeçarit pukjan që u rrëmbye, vra dhe më pas trupin ia zhdukën autorët. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik për shkak të makabritetit të pamjeve, por edhe për faktin që viktima e grupit kriminal ishte tërësisht pa lidhje me hasmërinë mes tyre.

Policia dhe Prokuroria treguan se kishin shpallur në kërkim shumë persona në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërkohë që ndërhynë në resortin ku dyshohet se u hartuan planet e zhdukjes së trupit, duke vënë në pranga punëtorët e biznesit.

Disa prej tyre u liruan rrugës nga akuzat dhe nga burgu, ndërkohë që në GJKKO ka mbërritur si i pandehuri i vetëm i akuzuar një i ri që konsiderohej si punëtori i kopshtit të resortit.

SPAK që hetoi çështjen, për shkak se ngjarja u tha se u krye nga një grup kriminal, e çoi kopshtarin Festim Bizhdili në Gjykatë dhe madje për të kërkon edhe burg të përjetshëm. Bashkë me të është edhe një punonjës tjetër, Olsi Turjan, për të cilin janë kërkuar 3 vite burg, por pjesa tjetër e të akuzuarve kur ndodhi ngjarja, nuk janë nën akuzë asnjë!

Gjykata është tërhequr për të dhënë vendimin për këtë të pandehur, i cili është i vetmi i akuzuar, ndonëse pamjet filmike të resortit nxjerrin të paktën fytyrat e 6 personave, në momentin kur trupi i pajetë e Prengës ngarkohet në një mjetfurgon, për ta zhdukur sot e asaj dite.

Në fillimin e nëntorit të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi pranë Gjykatës së Posaçme dërgimin për gjykim të çështjes kriminale të rrëmbimit të Jan Prengës, ndodhur në 17 janar të vitit 2020.

U tha se mbi të akuzuarit Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Kështeja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini rëndojnë veprat penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e akuzës për personat nën hetim Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj, pasi nuk provohej që ata të kenë kryer veprat penale përkatëse.

SPAK bëri me dije se sipas hetimeve, Dritan Rexhepi, i cili rezulton të jetë i burgosur në Ekuador dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedent penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jani Prenga, me banim në Kamzë.

Kjo, pasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës vodhi një sasi kokaine në Portin Portsmouth të Anglisë, që u përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli. Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.

Ndërsa organizimi i rrëmbimit, sipas dyshimeve të hetimit, u tha se ishte kryer nga Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi i këtij rrëmbimi është kryer nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Ndërkohë, hetimet vazhduan për muaj me radhë për mbledhjen e provave apo gjetjen e personave e tjerë që u tha se ishin përfshirë në këtë ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME