Categories Lajme

Zhdukja e zhytësit në Durrës, miku i 32-vjeçarit: Kostumin s’e kishte të mirë, ndoshta pësoi infarkt

DURRËS- Miqtë dhe familjarët e Silvi Prifit mbesin me shpresën që ai mund të jetë gjallë, ndërsa ai nuk është gjendur ende nga grupet e kërkimit. 32-vjeçari ishte zhytur në det mesditën e së shtunës për të peshkuar për oktabotë dhe që prej atëherë nuk u pa më. Miku i tij i ngushtë, duke folur për ABC, tha se strukturat e policisë nuk kanë marrë masat e duhura. “Uroj të mos ketë humbur jetën, pasi mendohet që të jetë zhdukur në det. Në shpresojmë akoma që të jetë në gjendje sa më të mirë. Strukturat e policisë së shtetit i kemi njoftuar rreth orës 16.00, për mundësinë e humbjes në det të një zhytësi. Deri më tani nuk janë marrë, besoj masat e duhura.”

Landi tregon, se duke qenë zhytës, kërkimi duhet bërë me zhytje dhe jo në sipërfaqe, kjo pasi sipas tij, ai duke qenë me pajisje mund të ketë ngecur diku nën ujë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook  Ai gjithashtu tregoi se bashkë me një zhytës tjetër i la në ujë dhe doli në breg, por Silvi nuk u bë më i gjallë. “E pritëm deri në tre, ka minimumi 15 vite eksperiencë në det. Nuk mendonim se mund të ketë ndonjë komlikacion ose noti. Nuk dua të bëj ekspertin. Mund të jetë infarkt nga i ftohti, e dyta, ai ka pasur kostum jo super të përshtatshëm për zhytje dimërore. Shumë të përdorur. Mund të ketë ndikuar në ftohjen e trupit. Ose ndonjë kapje, te rrobat, te rrypi i peshave.”Edhe një herë, ai u bëri thirrje autoriteteve që të bëjnë zhytje në vendin ku humbi gjurmët Silvi dhe pastaj të ndjekin rrymat ujore, se ku mund të jetë spostuar trupi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME