Categories Lajme

Zhurmë dhe imoralitet/ Blendi Klosi linceson tallava dhe Strip Club-et poshtë pallateve

Nëse jeton në Tiranë detyrohesh të bashkëjetosh me zhurmat e tmerrshme të strip klubeve. Vendet e argëtimit për meshkujt gjendjen në çdo cep të kryeqytetit, zonat më të preferuara janë ato të mbipopulluara. Për të hapur një biznes të tillë argëtues për gjininë mashkullore duhet të pajisesh me leje mjedisore të Tipit C nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit.

Kërcimi i balerinave erotike zakonisht bëhet në bodrumet e pallateve, biznese të tillë pothuajse nuk ekzistojnë në periferi në Tiranës, aty ku nuk mund të shqetësojnë askënd.

Ndërsa një grup i vogël individësh argëtohen, për banorët e zonës një jetës e tillë është kthyer në makth.

“Është tmerr të jetosh në një vend të tillë. Vuajmë shumë, është zhurmë e tmerrshme” , tha një qytetar.

“Nuk do doja kurrë që poshtë pallatit tim të kishte biznese të tillë, nuk është e moralshme.”

“Vajza imë është vetëm 17 vjeçe, nuk do më vinte mirë që të jetonte në një ambient të tillë. Biznese të tilla bëjnë mirë të ngrihen jashtë qytetit dhe të kontrollohen nga shteti”, tha një tjetër.

Shumë biznese nuk kanë të shënuar logon e stripit, ato kamuflohen si barë që ofrojnë muzikën./kohajone

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME