Categories Lajme

Zjarret në Berat, Haki Çako kritika kryebashkiakut Demo: Nuk hap telefonin ndërsa po i digjet gjysma e territorit

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ka kritikuar kryebashkiakun e Beratit Ervin Demo lidhur me zjarret që kanë prekur territorin e kësaj bashkie.

Ai ndodhej në fshatin Velabisht të Beratit duke pohuar se gjendja me zjarret është jashtëzakonisht e vështirë në zonë, megjithatë flakët kanë mundur të vihen nën kontroll.

Lidhur me Demon, Çako se ai nuk i hap telefonin ndërkohë që gjysma e territorit po i digjet.

“Situata ka qenë jashtëzakonisht e vështirë dhe ka qenë një 24 orësh i vështirë për gjithë strukturat. Jemi në fshatin Velabisht të Beratit, së bashku me drejtorin e policisë dhe zjarri është vendosur nën kontroll pas punës intensive të pilotëve dhe helikopterit Cougar që nuk ka rreshtur punën. 

Ka pasur një rrezik të shtuar në fshatin Starovë me forcat përkatëse që ishin përgatitur edhe për evakuimin e banorëve, por fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për shkak të shuarjes së flakëve. 

Nuk mund të pranoj se si një kryetari bashkie i digjet gjysma e territorit dhe ai nuk hap telefonin. Ka kryetarë bashkie që kanë qindra punonjës nën varësi dhe nuk organizojnë strukturat. 

Jo vetëm në këtë operacion, por edhe në operacione të tjera. Kryetarët e bashkive nuk kanë qenë në nivelin e duhur, edhe pse jo të gjithë. Këtë e përcjell sepse më indinjon sepse kërkojnë direkt njerëz dhe helikopterin, kur nuk angazhohen” – tha Çako.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME