Categories Lajme

Zjarret “nuk lenë të qetë” Vlorën/ Digjen dhjetëra ullinj në Panaja

Dhjetëra pemë ullinjsh janë shkrumbuar nga zjarri që ka përfshirë paraditen e sotme fshatin Panajë të Vlorës. Një zjarrfikëse ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por situata duket e papërballueshme. Flakët kanë përfshirë jo vetëm shkurre por dhe drurë të shumtë me ullinj.

Sipas banorëve të zonës, nëse flakët favorizohen, mund të kalojnë dhe në anën tjetër të rrugës, zonë e cila është e tëra me ullishte. Edhe pse kanë kaluar rreth 2 orë në luftë me flakët, zjarret ende janë të fuqishëm. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Deri më tani, nga “shpërthimi” i zjarrit dëmet materiale kanë qenë të shumta, por fatmirësisht asnjë njeri nuk është lënduar. Ndërkohë, zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Qarku i Vlorës llogarit një bilanc të rëndë, për sa i përket dëmeve që kanë shkaktuar zjarret, që përfshinë vendin këtë verë. Janë djegur qindra hektarë shkurre e pyje, ndërkohë që punonjësve zjarrfikës iu deshën mbi dy javë beteja nga toka dhe ajri për të neutralizuar vatrat aktive, si ato që rrezikuan parkun kombëtar të Llogorasë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME