Categories Lajme

Zjarri përparon me shpejtësi në Panaja, flakët bllokojnë rrugën Vlorë-Fier!

Qindra rrënjë ullinjsh po digjen në Panaja të Vlorës, ndërsa zjarri i ndihmuar dhe nga era po përparon duke djegur çdo gjë që gjen. Flakët kanë dalë në rrugë, duke bllokuar aksin Vlorë-Fier.

Një zjarrfikëse ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por situata duket e papërballueshme. Flakët kanë përfshirë jo vetëm shkurre por dhe drurë të shumtë me ullinj.

Sipas banorëve të zonës, nëse flakët favorizohen, mund të kalojnë dhe në anën tjetër të rrugës, zonë e cila është e tëra me ullishte. Edhe pse kanë kaluar rreth 2 orë në luftë me flakët, vatrat ende janë të fuqishme. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME