Categories Lajme

Zjarrfikësi rrëfen: Po qanin dhe komshinjtë, u hodhëm nga ballkoni me litar

Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të madhe në vendin tonë. 51 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur, në zonat që u prekën nga tërmeti. Ka qenë të shumtë, ata që kontribuan në lehtësimin e situatës së vështirë.

Janë konsideruar si “Heronjtë e heshtur”, që punojnë shumë dhe flasin pak, që nuk u dorëzuan para asnjë rreziku apo vështirësie, gjatë aksionit për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, forcat policore, ushtarakët, por edhe qytetarët e thjeshtë u bënë bashkë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti.

Një grup zjarrfikësish ishin të ftuar ditën e sotme në programin “Historia ime”, ku kanë treguar vështirësitë dhe rrezikun gjatë zhvillimit të aksionit për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat si pasojë e tërmetit të tërmetit të 26 Nëntorit, por edhe vështirësitë që mbart vetë profesioni i tyre dhe me të cilat ju duhet të përballen çdo ditë. Zjarrfikësi Astrit Çela ka treguar në studio një rast që ka ndodhur para një muaji dhe që ka qenë vërtet i vështirë dhe shumë prekës për të.

Astrit Çela: Para një muaji, na njofton salla që nuk iu përgjigjet fëmija familjarëve, kishte qenë në stërvitje. Ata kishin bërë të pamundurën. Bjer derës sa nuk e kishin shqyer edhe vetë, e kishin goditur derën, nuk hapej. Komshiu lart bëri të mundur të hidheshim me litar, na u desh të hipim 3 kate më lart për t’u hedhur me litar. Aty nuk e di, po qanin edhe komshinjtë, një djalë i vogël 12 vjeç, iu thashë qetësohuni se do ta trembni më shumë. U hodhëm nga ballkoni, e hapëm derën dhe i thashë të dy prindërve: Iu thashë mos u shqetësoni. Fëmija ishte i lodhur në gjumë, faktikisht u tremba pak sepse siç ishte i shtrirë në divan, një këmbë e kishte nxjerrë jashtë divanit dhe një dorë. U afrova, e pashë që ishte mirë, i ngrita këmbën dhe dorën, e shtyva dhe ju thashë: Mos u shqetësoni se fëmija është mirë. Kur e hapëm m’u hodhën në qafë 6-7 veta./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME