Categories Lajme

Zjarri në pallatin në Pogradec/ Si u shkrumbuan 12 apartamente

Përfshihen nga flakët 12 apartamente në afërsi të kishës së qytetit të Pogradecit. Nga flakët janë shkrumbuar plotësisht dy kate, një prej të cilëve ishte ndërtuar vitet e fundit, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht jo dëme në njerëz. Fillimisht flakët kanë përfshirë njërin nga apartamentet e këtij pallati, e më pas është shpërndarë edhe te hyrjet e tjera, duke krijuar panik tek banorët e pallatit.

Ka qenë si fillim policia, ajo që ka bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe më pas shërbimi zjarrfikës. Pas njoftimit nga banorët, policia dhe mjetet zjarrfikëse, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por duket se mjetet e pakta të këtij shërbimi e kanë pasur të vështirë për të izoluar flakët dhe për këtë arsye janë thirrur mjete të tjera zjarrfikëse nga qytete si Prrenjasi, Maliqi dhe Korça. Banorët të pashpresë dhe në gjendje ankthi tregojnë përpara kamerave se si e kuptuan që pallati i tyre po digjej. Ata ndër të tjera tregojnë se u janë djegur gjëra me vlerë.

Paskalino Ziko, nënkryetar i Bashkisë Pogradec ka pohuar se ende nuk ka një bilanc të dëmeve, ndërsa për banorët ai ka bërë të ditur se bashkia do t’u mundësojë strehim. Nga zjarri ngelën në qiell të hapur 6 familje, ndërsa u dëmtua lehtë 1 prej punonjësve të shërbimit zjarrfikës, në tentativë për të shuar flakët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME