Categories Lajme

Zjarri shkrumbon 5 shtëpi në Burrel, banorja mes lotësh: Kam 3 fëmijë të vegjël

Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Burrelit, pesë banesa janë shkrumbuar nga një zjarr I madh që u përhap me shpejtësi, të cilat ishin ngjitur me njëra-tjetrën. Nga banesat nuk ka ngelur asgjë, pothuajse të gjitha janë shkrumbuar. Një nga banoret ka treguar mes lotësh, se lajmin e ka marrë vesh nga fqinja e saj, pasi ka qenë në punë. Ajo është shprehur se kjo situatë e ka vendosur shumë në vështirësi, pasi ka 3 fëmijë të vegjël.

“Nga ora 07:20 kam dalë dhe kam ikur tek puna, tek rrobaqepësja. Kam lënë 3 fëmijët brenda. Pasi kanë mbaruar shkollën, fëmijët kanë shkuar direkt tek tezja e tyre, motra ime. Vetëm kur më ka marrë komshija në telefon dhe më ka thënë që të “është djegur shtëpia”. Kur kam ardhur, kam parë vetëm flakët, asgjë tjetër. Ka qenë ora 6 e gjysëm- 7. Fëmijët kanë qenë tek tezja e tyre. Nuk e di fare se nga ka ardhur zjarri, vetëm thjeshtë më kanë thanë që më është djegur shtëpia. Mbrëmë kemi qëndruar tek motra ime. Kërkoj të strehoj fëmijët në ndonjë shtëpi. Shumë të vështirë e kam jetesën tani me 3 kalamaj të vegjël”, shprehet banorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME