Categories Lajme

“Zonja Malltezi do t’i bënte nder PD-së”, Liljana Elmazi: Sot shumica është me Berishën

E ftuar në studion e Fax News këtë pasdite ishte ish-deputetja e Partisë Demokratike Liljana Elmazi. Në një intervistë për gazetarin Albi Rakip ajo foli për zhvillimin e ditës së sotme. Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi sot në Pallatin e Koncerteve, Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u votëbesua kryetari aktual Sali Berisha. Sakaq në Kuvend mbajti fjalën e saj edhe vajza e Berishës, Argita Malltezi.

Pyetjes se nëse zonja Malltezi do të jetë pjesë tashmë e politikës dhe e strukturave aktive të PD-së, Elmazi iu përgjigj se e mirëpret diçka të tillë. Sipas saj, është nder për PD-në të ketë në gjirin e saj zonjën Malltezi apo bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezin.

Liljana Elmazi: Pse duhet t’a privojmë një person që do të marri pjesë në politikë. Është një intelektuale shumë e zonja. Do të konkurrojë si gjithë të tjerët. Është normale, e mirëpres. Si zonja Argita dhe shumë zonja të tjera shqiptare, të bashkohen. Bushi i ri në Amerikë, ishte djali Bushit të vjetër. Këta të dytët janë më të suksesshëm se të vjetrit. Malltezi do t’i bënte nder PD-së. Është nder për partinë pjesëmarrja e zonjës Malltezi, por edhe e zotit Malltezi. I cili po vuan si në kohën e Enverit.

Nga ana tjetër, ajo dha edhe një mesazh për pjesën tjetër të demokratëve të Lulzim Bashës. Sipas Elmazit ata duhet të bashkohen, pasi beteja nuk është mes njëri-tjetrit por kundër Edi Ramës.

Liljana Elmazi: Beteja sot është me regjmin, jo me njëri-tjetrin. Sot shumica është me Berishën. Duhet të reshtohen krah nesh në betejen me Edi Ramën.

U bëj thirrje të gjejnë vendin e tyre, nuk është vonë. Sot ishte si Kuvendi i 11 dhjetorit. Pashë frymë, pashë ovancione. Çdo demokrat e sheh veten në atë sallë si gjeneral prapa të cilët vijnë shumë ushtarë në betejë. Sot ishte rikthimi i një fryme drejt shpëtimit të Shqipërisë dhe vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME