Categories Kuriozitete, Lifestyle

Zviceranët janë më të pasurit në botë

Në Zvicër, sot ka 725,000 njerëz me pasuri prej një milion e më shumë. Ky numër pritet të rritet në 988,000 deri në vitin 2023

Pavarësisht një rënie të lehtë, zviceranët ende pasurinë mesatare më të lartë për një të rritur, sipas një raporti të “World Wealth Report” nga “Credit Suisse”.

Sipas raportit, pasuria mesatare e një të rritur zviceran është 530,240 dollarë (577,707 franga), derisa vitin e kaluar ishte 537,600 dollarë, shkruan albinfo.ch.

Zvicra është në vendin e parë, e ndjekur nga Australia ($ 411,060) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (403,970 $).

Matur në franga zvicerane, pasuria familjare u rrit 39% që nga viti 2000 (129% në dollarë, kryesisht për shkak të vlerësimit të frangut zviceran kundrejt dollarit).

Mbi 60% e të rriturve zviceranë kanë pasuri me vlerë më shumë se 100,000 dollarë.

Në terma të individëve të pasur, 11% e banorëve zviceranë janë milionerë, 2.650 kualifikohen si persona me vlerë të lartë neto (mbi 50 milionë dollarë) dhe 980 kanë një vlerë neto më të madhe se 100 milionë dollarë, përcjell tutje albinfo.ch.

Në Zvicër, sot ka 725,000 njerëz me pasuri prej një milion e më shumë. Ky numër pritet të rritet në 988,000 deri në vitin 2023.

Megjithatë, zviceranët kanë një nga nivelet më të larta të borxhit absolut në botë me 138,810 dollarë për të rritur. Zvicra është gjithashtu një lider në mesin e vendeve më të pasura kur bëhet fjalë për pabarazinë e pasurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME