Categories Lajme

Zyrtare/ Befason Mërgim Mavraj, firmos në Liga 3 në Gjermani

Mërgim Mavraj, pas eksperiencës me Greuther Furth në Bundesliga 2, tashmë ka gjetur klubin e ti dhe do të luajë në Liga 3 në Gjermani. Qendërmbrojtësi, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me Shqipërinë dhe ka qenë në EURO 2016 me kuqezinjtë, është zyrtarizuar te Turgucu Munchen.

“Mërgimi është një lojtar me përvojë dhe cilësitë e tij do na ndihmojnë. Ai është një mbrojtës pozicional, është i fortë në lojën në ajër dhe bën një hapje të mirë të lojës. Mërgimi gjithashtu ka një personalitet të fortë dhe për këtë arsye do të luajë një rol të rëndësishëm në ekipin tonë”, tha drejtori sportiv i Turgucu Munchen, Roman Plesche.

Vetë mbrojtësi ka deklaruar: “Në këtë klub vë re shumë gjëra që kanë dalluar dhe kanë formuar karrierën time. Mund të zgjidhja ndonjë rrugë më të lehtë, por nuk më pëlqen t’i bie shkurt, ashtu sikurse edhe Turgucu Munchen nuk i pëlqen të gjejë rrugën e lehtë. Do punojmë së bashku si komunitet për të arritur te sukses”. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME