Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, organizoi Festivalin Folklorik Rajonal “Gurra Folk Fest”, një garë folku midis Shkollave të Mesme të Qarkut të Vlorës. Fal edhe bashkëpunimit me Qendrën Kulturore të Bashkisë Vlorë, u mundësua që, rreth 300 nxënës, të ngjiteshin në skenën e mrekulleshme “Labëria”, veshur me kostume popullore shumëngjyrëshe, si dhe duke dhuruar performancë të lartë artistike, të cilët përcollën emocione të ralla për publikun.

Pjesëmarrës në këtë finale të edicionit të VI, të festivalit “Gurra Folk Fest”, ishin shkollat:

– “Jani Minga”, Vlorë;

– “Qemal Ataturku”, Vlorë;

– “Ali Asllani”, Kotë;

– “Mynyr Xhindi” Vllahinë

– “Bido Sejko”, Konispol;

– “Lefter Talo”, Livadhia;

– “Sulejman Delvina”, Delvinë;

– “Hasan Tahsini”, Sarandë;

– “Dea-2001″, Sarandë;

– “Antonio Athanas”, Sarandë

Ku, prej jurisë së festivalit, për të gjitha shkollat u shpërndanë “Çertifikata mirënjohje” për pjesëmarrjen, si dhe u përcaktuan çmimet si më poshtë:

  1. Çmimi i Parë
  2. a) Shkolla “Antoni Athanas”, Sarandë
  3. Çmimi i Dytë
  4. a) Shkolla “Sulejman Delvina”, Delvinë
  5. b) Shkolla “Bido Sejko”, Konispol
  6. Çmimi i Tretë
  7. a) Shkolla “Jani Minga”, Vlorë
  8. b) Shkolla “Mynyr Xhindi”, Vllahinë- Selenicë
  9. c) Shkolla “Hasan Tahsini”, Sarandë

Një falenderim i veçantë, për drejtuesit / mësuesit dhe nxënësit e të gjitha shkollave, për angazhimin serioz, si dhe punën e kryer, për të sjellë një performancë dinjitoze ne skenë, plot emocione dhe entuziazëm Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, tregoi edhe këtë vit, se njohja, interpretimi, përcjellja dhe ruajtja nga të rinjtë, e trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale, është misioni që buron nga pasuria e vyer shpirtërore Shqiptare, e cila vjen nga brezat dhe përcillet ndër breza Rishihemi, Edicionin e VII

 

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME